Telegrafi

Drejtuesit e PSG-së planifikojnë dyshen e ëndrrave, Guardiola dhe Xavi në krye të ekipit

Pronarët e Paris Saint-Germain kanë në plan të bashkojnë një ekip të ëndrrave në menaxhimin e ekipit për të zëvendësuar Thomas Tuchel në fund të sezonit.

Tuchel është nën presion te PSG-ja pasi dështoi me emrat e mëdhenj të skuadrës si Neymar dhe Kylian Mbappe.

Sipas mediumit francez Le 10 Sport, PSG tashmë po harton plane për ta zëvendësuar gjermanin me dy emra të mëdhenj.

Lexo po ashtu Gurdiola mund të largohet në verë nga Man City, Pochettino shihet pasues i tij

Menaxheri i Manchester Cityt, Pep Guardiola dhe trajneri i Al Sadd, Xavi, kërkohen nga gjigantët francezë për sezonin e ardhshëm.

Guardiola do të merrte përsipër detyrën si trajner kryesor, ndërsa Xavi synohet si ndihmës i tij.

Ky veprim thuhet se po përgatitet nga drejtori sportiv Leonardo, i cili gjithashtu pëlqen ish- trajnerin e Juventusit, Massimiliano Allegrin si pasardhësin e Tuchel. /Telegrafi/