Pronarët e Paris Saint-Germain kanë në plan të bashkojnë një ekip të ëndrrave në menaxhimin e ekipit për të zëvendësuar Thomas Tuchel në fund të sezonit.
Tuchel është nën presion te PSG-ja pasi dështoi me emrat e mëdhenj të skuadrës si Neymar dhe Kylian Mbappe.
Sipas mediumit francez Le 10 Sport, PSG tashmë po harton plane për ta zëvendësuar gjermanin me dy emra të mëdhenj.
Menaxheri i Manchester Cityt, Pep Guardiola dhe trajneri i Al Sadd, Xavi, kërkohen nga gjigantët francezë për sezonin e ardhshëm.
Guardiola do të merrte përsipër detyrën si trajner kryesor, ndërsa Xavi synohet si ndihmës i tij.
Ky veprim thuhet se po përgatitet nga drejtori sportiv Leonardo, i cili gjithashtu pëlqen ish- trajnerin e Juventusit, Massimiliano Allegrin si pasardhësin e Tuchel. /Telegrafi/