Telegrafi

Drejtuesit e PSG-së përplasen për Verrattin, drejtori sportiv dëshiron ta shes derisa presidenti do ta mbajë

Marco Verratti është një legjendë e Paris Saint Germain, pasi ai tani e 11 vite është pjesë e gjigantit francez.

Mesfushori italian iu bashkua parisienëve në verën e vitit 2012 nga Pescara dhe që nga ajo kohë ka qenë një nga pikat më të forta të parisienëve.

Por përkundër se italiani ka kontratë me PSG-në deri në verën e vitit 2026, ai mund të nxjerrët në shitje nga drejtori sportiv Luis Campos pasi ai e sheh si lehtë të zëvendësueshëm.

L’Equipe ka raportuar se ideja e drejtorit sportiv për shitjen e Verrattit e ka revoltuar presidentin e PSG-së, Nasser Al Khelaifi i cili ka një marrëdhënie të shkëlqyer me mesfushorin italian.

Kjo ka bërë që të ketë një përplasje mes drejtuesve të klubit, pasi Al Khelaifi i ka bërë të qartë drejtorit sportiv se Verratti është i paprekshëm.

Lexo po ashtu ‘Paguhesh aq sa luan’ – klauzolat e reja në kontratat e Verrattit dhe Skriniarit

30-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 33 ndeshje zyrtare me parisienët, por pa arritur të shënoj gol.

Verratti në total me skuadrën kryeqytetase franceze ka zhvilluar 411 ndeshje zyrtare në të gjitha garat ku ka realizuar 11 gola dhe ka asistuar në 61 të tjerë. /Telegrafi/