Site icon Telegrafi

Drejtuesit e Milanit takojnë Gatusson, italiani thotë se nuk u fol për drejtimin e skuadrës së parë

E ardhmja e Vincenzo Montellës në stolin e Milanit është në dyshim dhe kjo dihet prej ditësh, por orët e fundit në Milano janë shtuar zërat për një largim të menjëhershëm të tij.

Pasditen e sotme presidenti kinez i kuqezinjve dhe drejtuesi Mirabelli kanë pasur një takim me trajnerin e të rinjve të Milanit, Genaro Gatusso.

Nuk dihet ende nëse Gatussos i është ofruar drejtimi i përkohshëm i Milanit, ndërsa vetë ky i fundit e mohon të jetë folur për stolin e kuqezinjve.

“Më erdhi mirë që drejtuesit dhe presidenti erdhën të më takojnë, por mos bëni filma, sepse folëm vetëm për ekipin e të rinjve, asgjë më shumë”, tha Gatusso.

Por, ende nuk dihet sa i besueshëm mund të jetë ish mesfushori i Milanit me këto deklarata.

Milani renditet në vendin e tetë në Serie A me 16 pikë. /SS/

Exit mobile version