Telegrafi

Drejtuesit e Milanit duan t’ia zgjasin kontratën Gattusos

FLORENCE, ITALY - DECEMBER 30: Manager of AC Milan Gennaro Gattuso gestures during the serie A match between ACF Fiorentina and AC Milan at Stadio Artemio Franchi on December 30, 2017 in Florence, Italy. (Photo by Gabriele Maltinti/Getty Images)

Milani po konsideron një zgjatje të kontratës për të mbajtur Gennaro Gattuso si trajner të tyre deri në qershor të vitit 2020.

Sipas Tuttomercatoweb, Rossonerët janë aq të kënaqur me përparimin nën trajnerin e tyre të përkohshëm se ata janë të gatshëm të ofrojnë një marrëveshje të re.

Gattuso ishte trajneri i ekipit të të rinjve të tyre të Primaveras kur u promovua në postin kryesor pas shkarkimit të Vincenzo Montella në nëntor.

Lexo po ashtu Maldini në përkrahje të Gattusos për sukses te Milani

Pas një starti të ngadalshëm, Milan kanë gjetur formën e tyre me pesë fitore dhe tre barazime në mes të Serie A dhe Coppa Italias.

Gattuso ka ringjallur Milanin (Getty Images)

Fitorja e thellë e së shtunës me rezultat 4-0 ndaj SPAL-it veçanërisht i bëri përshtypje hierarkisë së klubit, siç bëri edhe lavdërimi nga lojtarë të ndryshëm për trajnerin e tyre.

Kjo është hera e parë e ish-mesfushorit Gattuso si trajner në Serie A dhe drejtuesit thuajse janë bindur nga idetë dhe puna e tij.

Lexo po ashtu Gattuso: Bëmë paraqitje të mirë, por nuk janë zgjidhur ende gjitha problemet

Ndryshe, italiani ka pasur më parë punë të shkurtra në Palermo në Serie B, FC Sion, OFI Kretë dhe Pisa, por tek asnjëra skuadër nuk ka lënë gjurmë.

Ideja e drejtuesve Rossonerë është t’i rinovojnë kontratën Gatussos, e cila do ta shihte në San Siro deri në vitin 2020. /Telegrafi/