Telegrafi

Drejtuesit e Man Utd dalin me deklaratë për Ten Hag pas rezultatit katastrofik ndaj Liverpoolit

Drejtuesit e Manchester United, Omar Berrada dhe Dan Ashworth kanë mbështetur publikisht menaxherin Erik ten Hag pas humbjes së tyre 3-0 ndaj Liverpoolit në fundjavë.

Liverpool arriti në fitore të dielën pasi dy golat e Luis Diaz dhe një i Mohamed Salah e zgjatën fillimin si i pamposhtur të Arne Slot te Reds.

Ndërkohë, United pësoi humbjen e dytë radhazi në ligë. Pasi ka shpenzuar rreth 200 milionë euro në afatin kalimtar të fundit, ka pasur pritje që klubi të ngritët.

Por deri më tani, ata kanë luftuar për të ndërtuar ekipin mbi fitoren e FA Cup sezonin e kaluar. Në fakt, dyshime të reja u ngritën mbi Ten Hag pasi ai shmangu shkarkimin këtë verë.

Sipas Sky Bet, Ten Hag është favorit për të qenë trajneri i ardhshëm i Ligës Premier që do të humbasë punën.

Mes spekulimeve të vazhdueshme rreth punës së Ten Hag, drejtori i United, Omar Berrada ka lëshuar një deklaratë publike në lidhje me të ardhmen e holandezit.

“Erik ka mbështetjen tonë të plotë dhe ne kemi punuar shumë ngushtë së bashku në këtë afati kalimtar transferimesh. Ne do të vazhdojmë të punojmë shumë ngushtë me të për të ndihmuar që ai të merr rezultatet më të mira nga ekipi”.

“Për sa i përket kontratës, ky ishte një vendim që u mor para ardhjes së të dyve. Por ne jemi shumë të kënaqur me atë vendim”.

Berrada këmbënguli se ata do ta mbështesin holandezin edhe nëse fillimi i dobët i United vazhdon, duke shtuar: “Absolutisht. Ne mendojmë se Erik është trajneri i duhur për ne dhe ne po e mbështesim plotësisht atë”, ka thënë Berreda.

Si Berrada, ashtu edhe drejtori sportiv Dan Ashworth foli për marrëdhënien e tij me Ten Hag.

“Shumë rrallë hyni në një punë si drejtor sportiv dhe nuk ka asnjë menaxher në vend. Kjo ndodhi në Newcastle me Eddie Howe dhe gjithashtu në Ëest Brom ku Tony Moëbray ishte në vend”.

“Më ka pëlqyer shumë puna me Erikun për tetë javët e fundit. Detyra ime është ta mbështes atë në çdo mënyrë që mundem për t’u fokusuar plotësisht në fushën e stërvitjes dhe planin taktik të ndeshjes për të dhënë sukses për Manchester United”, ka thënë Ashworth. /Telegrafi/