Drejtori i përgjithshëm i Interit, Micheal Bolingbroke dhe drejtori sportiv, Piero Ausilio i kanë dhënë përkrahje trajnerit aktual të klubit, Frank de Boer.
Bolingbroke ka deklaruar se klubi nerazzur nuk ka kontaktuar asnjë trajner pasi shoqëria beson qind për qind në punën e holandezit.
“Kategorikisht nuk kemi pasur asnjë kontakt me asnjë trajner. Jemi 100% me De Boer. Ai do të ketë mundësinë e parë për te punuar me gjithë skuadrën gjatë pauzës dimërore”, ka deklaruar Bolingbroke për mediat italiane, përcjell Telegrafi.
Ndërsa, edhe Ausilio ka theksuar se bankina e klubit i përket vetëm holandezit dhe se është i gatshëm të sfidoj secilin trajner që deklaron interesimin nga Interi.
“Nuk kemi kontaktuar asnjë trajner. Bankina e Interit është e Frank de Boer dhe sfidoj secilin që thotë se ka qene i kontaktuar. Kemi gabuar vetëm në 2-3 ndeshje. De Boer ofron futboll pozitiv dhe po mundohemi t’i përmirësojmë gabimet”, ka thënë drejtori sportiv i Interit. /Telegrafi/