Telegrafi

Drejtuesit e FBK-së dhe KOK-ut zhvillojnë një takim të frytshëm

(Foto: basketbolli.com)

Me ftesë të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës, presidenti Besim Hasani dhe sekretari i përgjithshëm, Shasivar Haxhijaj, janë pritur sot (e martë) nga krerët e FBK-së, kryetari Arben Fetahu dhe sekretarja e përgjithshme, Elvira Dushku.

Presidenti Hasani dhe sekretari i përgjithshëm, Haxhijaj, përgëzuan FBK-në, për nënshkrimin e marrëveshjes historike me Federatën e Basketbollit të Shqipërisë, për krijimin e një Lige Unike, duke e cilësuar si lajm pozitiv, i cili erdhi në kohën dhe momentin e duhur.

I pari i basketbollit në vend, Fetahu, duke falënderuar drejtuesit e KOK-un për takimin, shpalosi detaje të organizimit të kësaj Lige, për të cilën shprehu besimin se do të ketë efektin pozitiv dhe se shembullin e tyre mund ta ndjekin edhe federata tjera.

(Foto: basketbolli.com)

Të dyja palët diskutuan për projektet më të reja, si dhe format më të mira të bashkëpunimit mes dy institucioneve, bashkëpunim ky i cili nuk ka munguar as në të kaluarën.

Dëmet e shkaktuara në sportin kosovar, me theks të veçantë basketbollin, ishte njëra nga temat e diskutuara, për çka të dyja palët u pajtuan se dëmet janë të pariparueshme.

Të dyja palët shkëmbyen edhe dhurata modeste, thuhet në njoftimin e FBK-së.

(Foto: basketbolli.com)