Telegrafi

Drejtuesit e Bayernit protestuan duke kërkuar VAR-in, tifozët e Dortmundit i lagin me birra

Borussia Dortmund ka marrë një fitore të madhe në përballje me Bayernin e Munichut në derbin e javës.

Verdhezinjtë ishin në disavantazh nga pjesa e parë 0-1, por në fund rikthyen gjithçka duke fituar ndeshjen me rezultat 3-2.

Goli i fitores për Dortmundin erdhi në minutën e 74-të me spanjollin Paco Alcacer që shënoi lehtësisht pasi morri një top në mes të fushës.

Në atë moment drejtuesit e Bayernit, Uli Hoenes dhe Karl Heinz Rummenige kërkuan VAR-in duke protestuar për golin.

Por tifozët e Dortmundit reaguan edhe më ashpër ndaj tyre duke i lagur me birrë nga lart.

Kjo i acaroi edhe më shumëdrejtuesit bavarez, por që me aq përfundoi gjithçka dhe nuk pati zënkë më të madhe.

Fitorja e Dortmundit i ka gëzuar tej mase tifozët verdh e zi të cilët tani e shohin nga lart Bayernin.

Pas këtyre tri pikëve, Dortmund vazhdon kryesimin në Bundesliga me shtatë pikë më shumë se Bayerni. /Telegrafi/