Telegrafi

Drejtuesit e Barcelonës e kanë përcjellë nga afër mesfushorin Fabian Ruiz

Fabian Ruiz. (Photo by Maurizio Lagana/Getty Images)

Fabian Ruiz është njëri nga mesfushorët spanjoll më në formë për momentin.

Mesfushori i Napolit ka shkëlqyer në Serie A dhe në arenën ndërkombëtare me klubin italian. E falë paraqitjeve të mira ai së fundmi është bërë pjesë e rëndësishme edhe e kombëtares së Spanjës.

Eric Abidal ka qëndruar të dielën në Itali për ta parë nga afër lojtarin në ndeshjen ndaj Lecces.

Fabian Ruiz. (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)

Napoli në këtë takim triumfoi me rezultat të thellë 1-4, ku Ruiz shënoi golin e tretë në minutën e 52-të.

Abidal ka mbetur shumë i kënaqur nga paraqitja e Ruiz dhe Barcelona do të tentoj blerjen e tij verën e ardhshme.

Megjithatë Napoli vështirë se do të heqë dorë nga ylli i tyre pa 65 milionë euro, pasi 30 milionë kishin shpenzuar për blerjen e tij. /Telegrafi/