Presidenti amerikan, Donald Trump shpreson të mbajë fjalimin e përvitshëm në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara që mbahet në muajin shtator.
Të gjithë liderët e tjerë botërorë do të flasin përmes video lidhjeve për shkak të pandemisë së coronavirusit, shkruan politico.
Sesioni vjetor i Asamblesë së Përgjithshme ishte menduar të ishte një festë njëjavore e 75 vjetorit të Kombeve të Bashkuara, por Sekretari i Përgjithshëm i saj, Antonio Guterres u bëri thirrje drejtuesve të dërgojnë video deklarata për shkak të problemeve të udhëtimit gjatë pandemisë, transmeton Telegrafi.
“Shpresojmë që Presidenti Trump me të vërtetë do të flasë personalisht në Asamblenë e Përgjithshme. Ai do të jetë udhëheqësi i vetëm botëror që do të flasë personalisht”, tha Ambasadori amerikan në OKB, Kelly Croft pranë Institutit Ndërkombëtar të Diplomacisë Meridian.
Ajo shtoi se fokusi do të jetë në çështjet e të drejtave të njeriut, transparencën dhe përgjegjshmërinë.
Shtetet e Bashkuara janë tradicionalisht vendi i dytë pas Brazilit që i drejtohen Asamblesë së Përgjithshme, e cila fillon në 22 shtator të këtij viti. /Telegrafi/