Telegrafi

Drejtuesi i shkollës në Mekë dënon nxënësit duke u konfiskuar këpucët

Një drejtues ka ndëshkuar nxënësit e një shkolle në Mekë duke konfiskuar këpucët e tyre.

Herët në mëngjes, ai urdhëroi një numër të madh nxënësish që të hiqnin këpucët pasi i konsideronte “të papërshtatshme për shkollën”.

Nxënësit kaluan gjithë ditën zbathur dhe nuk mund t’i gjenin këpucët e tyre kur duhej të largoheshin nga kampusi, pasi drejtuesi i shkollës ia kishte hedhur.

Disa prindër raportuan për këtë dënim të çuditshëm tek Autoriteti Arsimor i Mekës, i cili mori masa të menjëhershme për drejtuesin.

“Autoriteti ynë ndalon sjelle të tilla të papranueshme. Incidenti po hetohet nga departamenti ynë në Mekën e Veriut”, tha në një deklaratë zyrtare për këtë çështje, zëdhënësi Talal Al Raddadi.