Telegrafi

Drejtuesi i Milanit, Scaroni thotë se shumë shpejt do të dalin me opinion përfundimtare për Superligën

Presidenti i Milanit, Paolo Scaroni beson se aktualisht është ‘shumë herët’ për të dhënë opinione përfundimtare për Superligën Evropiane të propozuar, por ka sugjeruar se ka probleme me sistemet aktuale në fuqi.

Drejtuesi i kuqezinjve foli për Tg1 të enjten në mbrëmje. Në vend që të thellohet në temën e Superligës Evropiane, Scaroni u ndal te vështirësitë me të cilat do të përballen klubet e Serie A nëse do të largohet Dekreti i Rritjes.

Dekreti i Rritjes është një ligj që ka lejuar kompanitë italiane, përfshirë klubet e futbollit, të rikthejnë punëtorët që kanë kaluar të paktën dy vjet jashtë vendit.

Falë këtij dekreti, klubet kanë mundur të shkurtojnë me 50% kostot bruto të lojtarëve dhe trajnerëve që vijnë nga jashtë Gadishullit.

Heqja e Dekretit të Rritjes për klubet italiane të futbollit është një nga ‘fajet’ që shqetëson sistemin aktual sipas Scaronit, i cili nuk shprehu mbështetjen e tij për Superligën Evropiane, por as nuk e hodhi poshtë.

“Ne kemi filluar një proces për të diskutuar me të gjitha organet përkatëse, duke filluar nga Lega Serie A. Por, është shumë herët për të dhënë opinione përfundimtare”.

Lexo po ashtu Zbulohet i gjithë skenari: Si do ta shkatërronte La Ligën kalimi i Real Madridit dhe Barcelonës në Superligën Evropiane

“Ka defekte në sistemin tonë, ne kurrë nuk kemi asnjë përfitim. Mund të përfitonim nga talentet e huaja me ndihmën e stimujve tatimorë, por kjo është hequr. Shpresoj që përgjegjësit do ta korrigjojnë këtë sepse do të jetë një goditje e rëndë për Serie A”, ka thënë Scaroni. /Telegrafi/