Site icon Telegrafi

Drejtuesi i makinës së ‘vjedhur’ në Angli filmohet duke shpejtuar përgjatë shinave të trenit, pas ikjes nga policia

Një veturë 4×4 u drejtua edhe nëpër shinat hekurudhore sot pasi një ndalim i dështuar i policisë la dy oficerë të plagosur.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, një Land Rover i “vjedhur” theu mbrojtësen e Stacionit Hekurudhor Cheshunt pasi shoferi dyshohet se nuk u ndalua derisa një gjë e tillë i kërkohej nga policia.

Si pasojë, makina të shumta u lanë të dëmtuara në incidentin të enjten në mëngjes, i cili pa shoferin që tentoi të ikte nga policia me shpejtësi, duke shkatërruar automjete të tjera në lëvizje.

Zyrtarët thuhet se kishin ndaluar automjetin për të folur me shoferin, pas raportimeve për një Land Rover të vjedhur.

Shoferi brenda makinës pastaj u largua drejt binarëve të trenit midis stacioneve Cheshunt dhe Waltham Cross.

Njëri nga dëshmitarët ka qenë ai që ka postuar videon që tregon momentin kur makina po largohej me shpejtësi në shina.

Ai shkroi në Twitter: “GTA 6 që duket kaq reale”. /Telegrafi/

Exit mobile version