Site icon Telegrafi

Drejtrori i Liverpoolit, Werner: Ne nuk duam që Liga Premier të jetë si Serie A

Në një intervistë për media, drejtrori i bordit të Liverpoolit, Tom Werner, e ka lavdëruar Ligën Premier për konkurrencë.

Ai tha se konkurrenca e sezonit të fundit, ka treguar se Liga Premier është shumë lartë dhe kjo duhet të ruhet.

“Unë mendoj se sezoni i fundit në Angli ishte shumë pozitiv për këtë sport, duke pasur parasysh duelin mes Liverpoolit dhe Manchester Cityt. Është e rëndësishme për Ligën Premier që të ketë konkurrencë të vërtetë”.

Man City vs Liverpool (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Vetëm një pikë i ndau të dyja palët në fund të sezonit të kaluar, ku Man City rrëmbeu titullin në fund.

Ëerner thotë se nuk dëshiron që kampionati të jetë si në Itali.

“Ne nuk duam një kampionat si Serie A në të cilën Juventus fiton titullin çdo vit, pa asnjë konkurrencë”, ka thënë ai.

Shpresohet që sezoni i ardhshëm të jetë pak më konkurrues në Itali, pasi disa ekipe po investojnë në ekipet e tyre këtë verë.

Tani për tani, Inter dhe Napoli duken si pretendentët më të fortë. /Telegrafi/

Exit mobile version