Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, do të ngjitet sonte në skenën e një prej koncerteve më të mëdha në Hamburg të Gjermanisë.
Koncerti në fjalë po mbahet në një nga teatrot më të mëdha të qytetit, ndërsa ylli i mbrëmjes është këngëtarja Rita Ora.
Për ta ndjekur nga afër këtë koncert kanë shkuar edhe shumë shqiptarë, ndërsa pjesë e tij janë edhe Filharmonia e Hamburgut.
Linku i mëposhtëm ju sjell performancat live të koncertit të mbrëmshëm në Hamburg, dhe njëherësh të artistes shqiptare me famë botërore, e cila do të ngjitet në skenë pas pak. /Telegrafi/