Site icon Telegrafi

Drejtorit të Caritas-it refuzojnë t’i shërbejnë ushqim brenda restorantit në Ferizaj, për shkak të muajit të Ramazanit

Alfred Pjetri, Drejtor Ekzekutiv i “Caristas Kosova”, ka thënë se nuk është shërbyer me ushqim brenda një restoranti në Ferizaj për shkak të muajit të Ramazanit.

Pjetri, tha se është ndjerë i diskriminuar.

Sipas tij i është mohuar shërbimi vetëm për shkak të bindjeve të tij fetare, gjë që e ka hasur shumë dëshpëruese për shkak të tolerancës fetare në Kosovë.

“Jam thellësisht i zhgënjyer dhe i trishtuar nga trajtimi diskriminues që kam hasur sot në një restorant tek ‘Village’ në Ferizaj kur refuzuan të na shërbenin ushqim brenda restorantit për shkak të ramazanit duke këmbëngulur se mund të hanim vetëm jashtë. Nuk e mbaj në mend të jem ndier kështu I pa respektuar. Askujt nuk duhet t’i mohohet shërbimi bazuar në bindjet e tij fetare. Është dëshpëruese të shohësh një intolerance të tillë në një shoqëri të supozuar gjithëpërfshirëse”, ka thënë Pjetri në postimin e tij.

Ai ka bërë thirrje për Departamentin për Mbrojtjen e Konsumatorit që të jenë më të vëmendshëm.

“I bëj thirre atyre që mbajnë ramazanin për veten e tyre, që t’i shpjegojnë kësaj kategorie që me këtë qasje vështirë që i do zoti. Departamenti për Mbrojtjen e Konsumatori duhet të jetë I vëmendshëm së bashku me institucionet tjera relevante”, përfundoi ai.

Exit mobile version