Një prej drejtorëve të Bayern Munichut i është vjedhur portofoli, ora dhe telefoni i tij nga një hajdut në Barcelonë përpara ndeshjes mes dy skuadrave në Ligën e Kampionëve.
El Caso raporton se një drejtor i paidentifikuar i Bayernit ishte duke ecur në Avinguda Litoral në lagjen Sant Marti në Barcelonë kur një i ri iu afrua atij.
I dyshuari thuhet se ka shpërqendruar zyrtarin e Bayernit përpara se t’i vidhte orën e tij të nivelit të lartë, një telefon Apple si dhe portofolin e tij.
🚨💣 #COPE 🇪🇸
Asaltan a un directivo del Bayern en Barcelona y le roban el reloj, la cartera y un iPhone 15.
Los hechos han ocurrido en la avenida del Litoral este martes. Un joven de origen extranjero distrajo al hombre antes de asaltarle y escapar corriendo del lugar. pic.twitter.com/VDBQDGQbf9
— SrNaninho (@SrNaninho) October 23, 2024
Zyrtari ka paraqitur një ankesë në policinë katalanase, Mossos d’Esquadra.
Departamenti i tyre special i quajtur Titani, i specializuar në vjedhjet e orëve, është ngarkuar të hetojë këtë çështje. /Telegrafi/