Apple postoi dosjen e saj të prokurimit në Mbledhjen Vjetore të Aksionarëve 2023 dhe raporti 113 faqesh zbulon se CEO, Tim Cook do të ketë një ulje rroge në vitin 2023.
Ajo arrin në 32,397 milionë euro (35 milionë dollarë) – pra ekzekutivi më i lartë në kompani tani do të fitojë 45,356 milionë euro (49 milionë dollarë), nga 77,753 milionë euro (84 milionë dollarë) aq sa ishte paga e tij në vitin që e lamë pas.
Paga bazë prej tre milionë dollarësh dhe stimulimi vjetor i parave të gatshme prej gjashtë milionë dollarësh mbeten të pandryshuara, me ndryshimin e madh që vjen nga një rregullim i vlerës së çmimit të kapitalit, raporton GSM Arena, transmeton Telegrafi.
Katër zyrtarët e tjerë të lartë ekzekutivë në Cupertino nuk morën asnjë ulje në pagën ose stimujt e tyre.
Vlera e çmimit të kapitalit të Tim Cookut për vitin 2022 ishte 69,459 milionë euro (75 milionë dollarë), ndërsa këtë vit kalendarik, do të jetë 37,044 milionë euro (40 milionë dollarë).
Megjithatë, ai mund të fitojë akoma më shumë se shuma e parashikuar, në varësi të çmimit të aksioneve të Apple.
Ndryshe, theksojmë se ulja e pagës u sugjerua nga vetë Cook “duke u bazuar në reagimet e marra”.
Kompania pritet të prezantojë një pajisje me realitet të përzier që është përfolur për një kohë të gjatë, dhe makina Project Titan ende mbetet më shumë si “një dëshirë” se sa diçka tjetër.
Megjithatë, Cupertino nuk do të largojë asnjë punonjës për momentin, ndryshe nga konkurrentët e saj Meta, Twitter dhe Amazon, të cilët kanë njoftuar pushime masive nga puna. /Telegrafi/