Site icon Telegrafi

Drejtorin e kompanisë së radarëve e kap radari

Tom Riallin, drejtorin e kompanisë Serco, radari në qytetin Suffolk e ka incizuar duke vozitur 166 kilometra në orë në rrugën në të cilën shpejtësia e kufizuar është rreth 113 kilometra në orë.

Riall, i cili gjendet në pozitën e njeriut të parë të kompanisë e cila i vendos dhe i mirëmban radarët automatik, para gjyqit ka kërkuar falje publike për tejkalim të shpejtësisë.

Exit mobile version