Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë në tremujorin e parë ka shënuar rënie të incidenteve dhe veprave penale për 13 % më pak .
Sipas njoftimit për media, në vlerësimet analitike të bëra në raportet periodike tremujori i parë i vitit 2019 krahasuar me tremujorin e vitit 2018, në zonën e përgjegjësisë së Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicë, ka shënuar rënie të përgjithshme të incidenteve dhe rasteve të tjera penale.
“Rënia e numrit të rasteve në përgjithësi rezulton efikasitetin dhe masat e ndërmarra preventive, bashkëveprimin ndërmjet njësive e sektorëve të ndryshëm si dhe qasjen aktive në komunitet. Derisa numri i incidenteve për periudhën e njëjtë kohore me vitin 2018 në përgjithësi shënon rënie për minus 13 %”, thuhet në njoftim.
Në tabelën e mëposhtme evidentohen disa nga fushat ku shënohen rënie të veprave penale.
Sipas njoftimit, drejtoria rajonale e Policisë në Mitrovicë, përkundër sfidave të vazhdueshme mbetet e përkushtuar me angazhimet e përditshme në fushën e parandalimit dhe reagimit në ofrim të sigurisë dhe qetësisë publike./Telegrafi/