Drejtoria për Zhvillim rural në Prishtinë, sot e ka hapur thirrjen për aplikim për përkrahje me pagesa direkte për fermerët që merren me prodhimin e qumështit.
Këtë e ka bërë të ditur Komuna e Prishtinës përmes një njoftimi, transmeton Telegrafi.
“Drejtoria për Zhvillim rural ka hapur thirrjen për aplikim për përkrahje me pagesa direkte për fermerët që merren me prodhimin e qumështit”, thuhet në njoftim.
Afati i aplikimit është nga sot më 21 gusht e deri më 30 gusht, dhe aplikimi mund të bëhet në objektin e vjetër të Komunës së Prishtinës.
Detajet mund t’i gjeni në këtë link.
Ndryshe, një nga kriteret kryesore qё duhet t’i plotёsojnё fermerёt që aplikojnë, është të jenë banorë të komunës së Prishtinës dhe aktivitetin e tyre prodhues ta realizojnë në territorin e komunës së Prishtinës. /Telegrafi/