Site icon Telegrafi

Drejtoria për mbrojtje të trashëgimisë kulturore reagon ndaj akuzave të LSDM-së për objektin “Skupi”

Drejtoria për mbrojtje të trashëgimisë kulturore në një reagim me shkrim ka hedhur poshtë pretendimet e Robert Allagjozovski nga LSDM-ja, se por rënohen objektet kulturore. LSDM-ja më herët akuzoi ministren e Kluturës, Elizabeta Kançeska-Milevska se po rrënon objektin “Skupi” për interesa partiake, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Në lidhje me prishjen e një pjesë nga objekteve të trashëgimisë kulturore, Allagjozovski ose është totalisht i pa informuar ose thotë të pavërteta, për shkak se në aktivitetet e deri tanishme dhe të ardhme nuk guxojnë të prishen objekte të tilla ose elemente të cilat përfaqësojnë trashëgimi kulturore. Një gjë e tillë është e ndaluar edhe me ligj”, thuhet në reagimin e Drejtorisë.

Ata gjithashtu thonë se ndërtimi i skenës në këtë objekt ka mbaruar prej në vitin 2016, ndërsa siç thonë, është e pamundur rikonstruimi i plotë i këtij objekti për shkak të varrezave krishtere që ndodhen pranë./Telegrafi/

Lexo po ashtu Allagjozovski: Kançeska-Milevska të tërhiqet nga shkatërrimi i objektit “Skupi”
Exit mobile version