Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, sipas paralajmërimeve të Entit Hidrometeorologjik, njofton qytetarët se nën ndikimin e masës shumë të nxehtë të ajrit në ditët në vijim do të ketë një rritje të temperaturave të ajrit. Mot veçanërisht i ngrohtë do të ketë nga e enjtja deri në mes të javës tjetër, kur do të aktivizohet faza e verdhë për temperaturat e larta, ndërsa në disa rajone edhe faza portokalli.
Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, përveç rekomandimeve themelore për sjellje në kushte të tilla, në përputhje me Ligjin për Mbrojtjen dhe Shpëtim, gjithashtu ndërmerr masa dhe aktivitete për veprime parandaluese për mbrojtje nga zjarret e mundshme të pyjeve dhe zjarre të tjera në natyrë.
Masat parandaluese tashmë janë marrë në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme dhe Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave, ndërsa ndalim lëvizjeje në pyje dhe tokë pyjore është miratuar që nga muaji mars, përveç për punonjësit në NP “Pyjet Kombëtare”. Ndalimi do të zgjasë deri në shfuqizimin e saj./Telegrafi/