Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Adnan Xhaferoski, sot në një konferencë për shtyp tha se po fillon fushata për mbrojtjen kundër zjarreve, duke ndarë materiale informuese në kabinat e pikë pagesave, parqet kombëtare dhe vende të tjera.
Ai tha se qëllimi është që të veprojmë në mënyrë preventive dhe edukative.
“Po hyjmë në një periudhë kritike të përhapjes së zjarreve në hapësirë të hapur”, tha Xhaferovski.
Ai shtoi se motoja e fushatës është “E ardhmja u takon atyre që janë gati”./Telegrafi/