Telegrafi

Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim me apel për qytetarët të mos ndezin zjarr

Foto: Ilustrim

Për shkak të zjarreve të shpeshta këto ditë, Drejtoria për mbrojte dhe shpëtim nëpërmjet një njoftimi ju bën apel dhe i paralajmëron të gjithë ata që punojnë apo lëvizin në hapësirë të hapur të mos ndezin zjarre.

“Apeli është për bujqit që përgatiten për mbjelljen gjatë pranverës duke i pastruar mbeturinat në fushë, dhe për të gjithë ata që lëvizin dhe punojnë në pyje, ekskursionistëve, por edhe për të gjithë qytetarët, për shkak se vetëm një shkëndijë mund ta djeg barin e thatë”, thonë nga kjo drejtori, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ata shtojnë se qytetarët nuk duhet të ndezin mbeturinat dhe të mos hedhin cigare, ndërsa nëse vërejnë zjarr në hapësirë të hapir obligim i secilit qytetar është ta paraqes tek institucionet kompetente.

Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim në mënyrë të vëmendshme e ndjek situatën me zjarret dhe reagon aty ku ështv e nevojshme./Telegrafi/