Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë sot ka marrë një përgjigje negative nga Drejtoria për pengim të korrupsionit në lidhje me ankesat për Ligjin për zgjedhje, shkruan Telegrafi Maqedoni.
LSDM ka propozuar ankesa deri tek kjo drejtori në lidhje me funksionimin e Ligjit për zgjedhje, mënyrën se si Ministria e Drejtësisë ka zgjedhur noterë dhe si ka dhënë leje për të punuar si noterë.
Gjithashtu nga LSDM kanë parashtruar ankesa edhe për punën e Poshtës së Maqedonisë dhe Ministrisë së Financave për punësime të kuadrove në fushatë zgjedhore./Telegrafi/