Drejtori për Shëndetësi në Komunën e Mitrovicës, Fahri Shabani, ka njoftuar se sot është nënshkruar memorandumi i bashkëpunimit me organizatën “Aksioni për Nëna dhe Fëmijë”.
Ky memorandum bashkëpunimi është nënshkruar për implementimin e projektit “Dhoma për Promovim dhe Edukim Shëndetësor” në QKMF, shkruan Telegrafi.
Përmes këtij projekti do të mbështetën prindërit dhe të rinjtë me këshillim dhe edukim për prindërim sa më të mirë, me qëllim që të sigurohet zhvillimi dhe rritja e shëndetshme për fëmijët e Mitrovicës.
Shabani ka njoftuar se ky projekt është risi për shëndetësinë në Mitrovicë dhe Kosovë.
“Ky projekt është risi për shëndetësinë në Mitrovicë dhe në Kosovë dhe në do të vazhdojmë me përkushtim avancimin e shëndetësisë primare në një nivel tjetër, duke pasur gjithmonë pacientin në qendër.”, ka thënë ai. /Telegrafi/