Site icon Telegrafi

Drejtoria e Inspeksionit, rrënon ndërtimet pa leje

Në një njoftim nga komuna e Prishtinës bëhet e ditur se sot në lagjen Dardania, inspektorët ekzekutuan rrënimin e një pjese të një objekti afarist mbi Kurriz, që ishte tejkalim i pëlqimit për renovim të lëshuar nga Drejtoria e Urbanizmit.

Me datën 11 janar fillimisht ishte tentuar rrënimi i pjesës së tejkaluar, mirëpo pronari i lokalit afarist, ishte zotuar të bëjë vetë rrënimin.

Meqë pronari nuk e mbajti fjalën, sot inspektorët e ekzekutuan rrënimin. /Telegrafi/

Exit mobile version