Site icon Telegrafi

Rrënohet një mbindërtim në lagjen “Dardania” – Rama, qytetarëve: Hiqni dorë nga ndërtimet që nuk janë në përputhje me ligjin

Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka bërë sot të ditur se Drejtoria e e Inspeksionit, pas njoftimit për mbindërtimet që po zhvilloheshin në hapësirat e një objekti kolektiv në lagjen Dardania, ndërmori menjëherë masa për rrënimin e punimeve.

Rama në një postim në Facebook u ka bërë thirrje qytetarëve të Prishtinës të heqin dorë nga çdo lloj ndërtimi që nuk përkon me ligjin.

“Drejtoria e Inspeksionit, pas njoftimit për mbindërtimet që po zhvilloheshin në hapësirat e një objekti kolektiv në lagjen Dardania, ndërmori menjëherë masa për rrënimin e punimeve.

U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të Prishtinës që të heqin dorë nga çdo lloj ndërtimi që nuk përkon me ligjin.

Mirëkuptimi dhe bashkëpunimi i qytetarëve me organet e komunës është jetik për transformimin e Prishtinës”, shkruan Rama. /Telegrafi/

Exit mobile version