Telegrafi

Drejtoria e Inspekcionit në Prishtinë, gjobit kompanitë e taksive të cilat nuk respektojnë licencën për operim

Drejtori i Drejtorisë së Inspekcionit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri ka thënë se kompanitë e taksive të cilat kanë leje nga komunat e tjera nuk mund të operojnë në kryeqytet.

Tahiri ka shtuar se nga inspektimet në terren janë vërejtur se disa nga kompanitë e taksive shpeshherë kanë më shumë vetura në qarkullim, sesa leje nga organi përkatës, dhe se të njëjtat janë gjobitur.

Lexo po ashtu Komuna me vendim të ri, taksive të qyteteve tjera u ndalohet operimi në Prishtinë

Postimi i plotë i Tahirit:

Njoftim për kompanitë e taksive

Nga inspektimet e vazhdueshme në terren, Drejtoria e Inspekcionit ka vërejtur se disa nga kompanitë e taksive shpeshherë kanë më shumë vetura në qarkullim, sesa leje nga organi përkatës.

Deri tani, kudo që janë hasur vetura të tilla, janë dhënë gjoba. Tash e tutje, kontrolli do të rritet në këtë drejtim, dhe masat që do t’i ndërmarrin inspektorët do të jenë më të ashpra.

Duke e pasur parasysh kërkesën e vazhdueshme për hapjen e kompanive të reja të taksive, njoftojmë kompanitë aktuale që t’iu përmbahen rregullave, për shkak se në të kundërtën rrezikojnë t’i humbin licencat.

Nuk mund të operohet në Kryeqytet, me leje nga komunat e tjera, e aq më pak pa leje fare. /Telegrafi/