Site icon Telegrafi

Drejtoria e të Ardhurave Publike në Maqedoni me udhëheqës të ri

Drejtoresha e re e Drejtorisë për të Ardhura Publike do të jetë, Sanja Lukarevska, ndërsa Agjencinë për Ushqim dhe Veterinari do ta udhëheq Zoran Atanasov, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Këtë vendim e solli Qeveria e Maqedonisë në seancën e djeshme.

Përkrah këtyre vendimeve, qeveria gjithashtu miratoi edhe informacionet për dëmet e shkaktuara në bujqësi nga moti i ligë më 14 qershor në rajonin e Tetovës, Shkupit, Velesi, Kumanovës dhe të tjera.

Në këtë seancë gjithashtu janë emëruar edhe anëtarët të cilët nga ana e qeverisë do të jenë pjesë e Këshillit ekonomiko-social.

Janë emëruar ministrja për punë dhe politikë sociale, Mila Carovska, ministri i Financave, Dragan Tevdovski, ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi dhe zv.kryeministri për çështje ekonomike, Koço Angjushev./Telegrafi/

 

Exit mobile version