Drejtoria doganore e Maqedonisë, sot do ta organizojë trajnimin e dytë nga sfera e pronësisë intelektuale. Trajnimi është me temë ‘Ndjekja në Internet’ ndërsa ka për qëllim t’i zgjerojë njohuritë e të punësuarve për procedurat e kontrollit të zbatimit të ligjeve në tregtinë e internetit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Trajnimi i parë u organizuar dje me temë: ‘Bashkëpunimi dhe lidhja rrjetore për luftë efikase lidhur me të drejtat e pronësisë intelektuale dhe vepra të ngjashme penale’, njofton Aim.
Dy trajnimet organizohen në kuadër të projektit tuining të BE-së për përforcimin e zbatimit të pronësisë së parë intelektuale. Krahas prej Drejtorisë doganore, në trajnime marrin pjesë përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Agjencisë për barëra, Inspektoriatit shtetëror të tregut, Entit shtetëror për pronësi industriale dhe Trupit koordinativ për pronësi intelektuale. /Telegrafi/