Site icon Telegrafi

Drejtori gjeneral i Zvezdas: Shaqiri do të jetë nën presion të madh se e di ku po vjen, por ne duhet ta mbrojmë në rast të situatave të padëshirueshme

Drejtori gjeneral i Crvena Zvezdas, Zvezdan Terzic, e ka komentuar udhëtimin që e pret Xherdan Shaqirin me Liverpoolin në Beograd, për ta zhvilluar ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër skuadrës serbe.

Ekipi i mesfushorit shqiptar është përfshirë në Grupin C të Ligës së Kampionëve dhe në raundin e katërt të fazës grupore do të udhëtojë në Marakana për t’u ndeshur me skuadrën serbe.

(Foto: Getty Images)

 

Duke iu referuar festës së Shaqirit me shqiponjë në ndeshjen kundër Serbisë në Kampionatin Botëror, në një intervistë të gjatë për Kurir, Terzic është pyetur nëse ka frikë se Shaqiri mund t’i provokojë tifozët serbë në Beograd.

Lexo po ashtu Lajmet për SHAQIRIN

“Nuk besoj! Mendoj se ai do të jetë nën presion të jashtëzakonshëm psikik, sepse e di se ku po vjen. Ai e di se Crvena Zvezda është simbol i Serbisë, ndërsa do të luajë në kraterin e Marakanas”.

Xherdan Shaqiri (Foto: Getty Images)

“Madje nuk e di se a do të vijë. Edhe nëse vjen, do të jetë më i vogël se farat e luleve. Dyshoj se do të vijë”.

“Natyrisht, ne si klub futbolli duhet ta presim njësoj secilin rival. Nuk duhet të merremi me të kaluarën dhe historinë. Crvena Zvezda duhet të bëjë gjithçka që Shaqiri të ndihet se ka ardhur të luajë futboll”.

“Është obligim i ynë që ta mbrojmë në rast të situatave të padëshirueshme. Të jemi nikoqirë të mirë!”, ka deklaruar Terzic. /Telegrafi/

Exit mobile version