Një dhomë me një shtrat, me dritare e dyer të mbyllura me dry, është pamja e secilës dhomë të pacientëve në qendrën rehabilituese të të sëmurëve kronikë dhe psikiatrikë në Shtime.
E të zbrazëta nuk janë vetëm dhomat e pacientëve, raporton KTV.
Mungesa e mjekëve dhe stafit përcjellës në këtë qendër flet më së miri për mungesën e dorës së shtetit në këtë institucion shëndetësor.
Drejtori i kësaj klinike, Miftar Zeneli, është i vetmi mjek për momentin në këtë qendër psikiatrike që kujdeset për 65 pacientë me probleme psikike.
Për më tepër, mbijetesa e këtij institucioni vazhdon të jetë e varur më shumë nga donacionet.
Të enjten, pacientëve të këtij institucioni iu dhuruan 65 dollapë nga projekti gjerman GIZ.
Me anë të këtij projekti, nxënësit e shkollës profesionale “Fan Noli” në Podujevë, ndërtuan këta dollapë për pacientët e shtrirë në këtë qendër.