Site icon Telegrafi

Drejtori urdhëron nxënësit për të mësuar gjuhën italiane pa lejen e autoriteteve!

Drejtori i shkollës fillore nga Kavadari ‘Goce Dellçev’ u ka dëshiruar, por edhe i ka urdhëruar nxënësit nga klasa e 6 deri në klasën 9 të mësojnë gjuhën italiane, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Për këtë vendim ai nuk ka miratim nga askush, por për shkak të vetëvullnetit ai dyshohet për keqpërdorimin e detyrës zyrtare dhe autoritetit.

Ministria e Brendshme njoftoi se në vitin 2010 në vitin 2014 si drejtor i shkollës fillore “Goce Dellçev” nga Kavadari me shfrytëzimin e pozitës zyrtare dhe autoritetit, lejoi veten për nxënien e gjuhës italiane si gjuhë e dytë e obligueshme nga klasa e 6 deri në klasën e 9, pa vendim paraprak me shkrim nga Këshilli i prindërve dhe bordit të shkollës, edhe pse të mësuarit e kësaj gjuhe nuk është dhënë në programin e përgatitur nga Zyra për zhvillimin e arsimit dhe të miratuar nga Ministria e arsimit të Republikës së Maqedonisë. Me veprimet e tij mbi bazën e pagave për mësuesit e gjuhës italiane, ai e ka dëmtuar buxhetin e shtetit për 760 mijë denarë. /Telegrafi/

Exit mobile version