Telegrafi

Drejtori i Tottenham, Levy ka pagë më të madhe se Harry Kane

during the Premier League match between Crystal Palace and Tottenham Hotspur at Selhurst Park on February 25, 2018 in London, England.

Drejtori i Tottenham, Daniel Levy, ka pagën më të madhe në Ligën Premier nga drejtuesit.

Sipas asaj që shkruan Daily Mail, Levy është drejtori më i paguar në Ligën Premier me pagën prej 6 milionë funte që i është rritur së fundmi.

Levyt i është rritur paga nga 3.2 milionë funte sa e kishte, pasi klubi po kalon një periudhë historike.

Levy, drejtori i Tottenhamit (Getty)

Paga e tij javore është 115,000 funte në javë, ndërsa Harry Kane paguhet 110,000 funte në javë.

Problemi i madh i Tottenhamit qëndron, pasi klubi nuk i paguan lojtarët sikurse klubet tjera në Ligën Premier.

Harry Kane i Tottenham Hotspur . (Photo by Michael Regan/Getty Images)

Pikërisht kjo gjë mund ta detyrojë lojtarin që të kërkojë largimin nga klubi.

Kane vazhdimisht kërkohet nga disa klube në Angli, si Manchester United dhe Chelsea, ndërsa për të interesim të madh ka edhe Real Madridi. /Telegrafi/