Site icon Telegrafi

Drejtori i TKM-së paralajmëron sanksione për aktorët që anuluan shfaqjen e djeshme

Do të ketë sanksione kundër aktorëve të cilët mbrëmë e anuluan shfaqjen “Toka e askujt”, për shkak se teatri ekziston për publikun, ndërsa dje kthyem sallë të plotë me shikues, deklaroi drejtori i Teatrit kombëtar të Maqedonisë, Dragan Spasov Dac.

Ai thotë se është në rregull të bëhet solidarizim me ndonjë kolegë aktor, por siç thotë ai, mund të bëjnë diçka jashtë teatrit, jashtë punës, e jo të kthejnë publik prej 600 shikues.

Ekipi i aktorëve të shfaqjes teatrale “Toka e askujt” e anuluan shfaqjen e djeshme në shenjë solidariteti me kolegun e tyre, Vllado Jovanovski, të cilit Gjykata penale dje i shqiptoi masë paraburgimi prej 30 ditësh për ngjarjet e 27 prillit./Telegrafi/

Exit mobile version