Telegrafi

Drejtori i St. Gallen jep garanci për punën me Abrashin dhe Lenjanin

Dy lojtarët e kombëtares shqiptare, Amir Abrashi dhe Ermir Lenjani, kujtohen pozitivisht në Zvicër.

Më saktë, drejtori sportiv i Saint Gallenit, Alain Sutter, i konsideron si zbulimet dhe lëvizjet më të mira.

Në një intervistë për mediet zvicerane, zyrtari flet për zbulimet e tij më të mira.

Ai i etiketon si më të suksesshmit edhe lojtarët shqiptarë në sezonin vjeshtor me skuadrat e tyre.

“Këto duhen pare të ndara nga njëra-tjetra. Wintin e shikoj shumë pozitivisht, nga lojtarët e rinj si Zuffi, Abrashi, Freuler dhe Lenjani bënë një karrierë të mirë dhe ndikuan pozitivisht në përmirësimin e buxhetit. Në Grasshoppers koha ishte e shkurtër, por influenca ime ishte me shume ndikim”, përfundon ai.

Abrashi kujtojmë se luan për skuadrën gjermane të Freiburgut ndërsa Lenjani luan në ekipin zviceran të Sionit.