Site icon Telegrafi

Drejtori sportiv i Man Cityt, Begiristain: Klubet gjermane janë të forta dhe të rrezikshme

Drejtori sportivi i Manchester Cityt, Txiki Begiristain ka folur pas hedhjes së shortit, e cila i pa ata të kenë si kundërshtar gjermanët e Schalkes.

Kampioni anglez do të luajë ndaj Schalkes në të 16-tën e fundit të Ligës së Kampionëve dhe kjo ndeshje nuk do të jetë aspak e lehtë sipas Begiristain.

“Kjo garë gjithmonë është shumë e vështirë. Ishte një short i madh dhe ndeshje të mëdha do të vijnë”, ka thënë fillimisht Begiristain për BT Sport.

Lexo po ashtu Gjithçka që ndodhi në shortin e LK-së për fazën e parë të eliminimit direkt për sezonin 2018/19

“Disa klube po kanë luhatje në ligat e tyre, por janë shumë të forta në Ligën e Kampionëve”.

“Klubet gjermane janë shumë të forta dhe të rrezikshme, sidomos me lojën e tyre në mesin e fushës”.

“Ne duhet të jemi shumë të mirë në mesin e fushës ndaj tyre”.

Lexo po ashtu Liverpool – Bayern Munich kryendeshja në 1/8 e finales, lehtë për Realin e Barcelonën

“Nëse nuk do të vrapojmë gjatë gjithë kohës, ata do të fitojnë. Ne duhet të mbajmë kontrollin e topit dhe ritmin e lojës”.

“Nëse ne fillojmë të vrapojmë nga zona në zonë, në atë që ato janë më të mirët atëherë do të fitojmë”, përfundoi drejtori sportivi i Cityt. /Telegrafi/

Exit mobile version