Gjatë ditës kanë qarkulluar lajmet se Donis Avdijaj është dënuar nga klubi i tij për shkak se si me një grup lojtarësh të tjerë kishin ikur nga hoteli për të festuar pa leje.
Katër lojtarë të Willem II kishin munguar në ndeshjen kundër Emmenit, por jo për shkak se ishin larguar të festojnë për Krishtlindjen.
Drejtori sportiv i skuadrës, Joris Mathijsen, ka thënë se klubi nuk i ka dënuar lojtarët.
“Mediet janë shaka ditëve të sotshme”.
“Nuk është e vërtetë se ne kemi dënuar lojtarët”, ka thënë Mathijsen.
Përfaqësuesi i skuadrës holandeze nuk ka dashur të tregoj detajet mirëpo ka mohuar se lojtarët janë dënuar për shkak se janë larguar nga hoteli pa lejen e klubit.
Bëhet fjalë për reprezentuesin e Kosovës, Donis Avdijaj, Thomas Messner, Timon Wellenreuther dhe Atakan Akkaynak. /Telegrafi/