Torino sot (e diel) ka zyrtarizuar transferimin e Arlind Ajetit.
Me këtë rast drejtori sportiv i klubit italian, Gianluca Petrachi, ka thënë se është i lumtur që ka arritur në këtë transferim pasi 22-vjeçari është një mbrojtës shumë kualitativ.
Lexo më shumë: Fjalët e para të Ajetit si lojtar i Torinos
“Ajeti është një projekt që e kemi ndjekur që disa muaj. Ai është një mbrojtës qendror me cilësi të mëdha fizike dhe teknike”.
“Ajeti e ka konfirmuar klasin e tij edhe me Kombëtaren e Shqipërisë në Euro 2016. Kemi punuar në mënyrën e duhur, ashtu siç na takon dhe jemi të lumtur që kemi arritur të shtojmë cilësinë në skuadrën e trajnerit Mihajlovic. Ai ka entuziazëm, dëshirë dhe kualitet për të bërë mirë. Mirëserdhe në Toro, punë të mbarë”, ka thënë Petrachi. /Telegrafi/
Lexo më shumë: Ajeti nënshkruan me Torinon, ja sa para do të fitojë (Foto)