Telegrafi

Drejtori sportiv i Interit, Ausilio ndjek në Instagram gratë e lojtarëve të klubit që ai drejton – tregon arsyen pse

Drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio, ka zbuluar në një intervistë të fundit se ka një profil të rremë në Instagram për të ndjekur atë që bëjnë gratë dhe të dashurat e futbollistëve të tij.

Ai ka thënë se në rrjetet sociale ndodhin shumë gjëra dhe se kjo mund të shkaktojë probleme, ndaj duhet të jetë i informuar mirë.

I mësuar nga përvoja, Ausilio komentoi se gruaja e një prej ish-lojtarëve të tij po i krijonte probleme të mëdha dhe për këtë arsye ai vendosi të krijojë një profil për të monitoruar aktivitetet e partnereve të lojtarëve të tij.

Piero Ausilio

“E pranoj që kam një profil të tillë në Instagram. Gjithashtu ndjek lojtarë dhe klube të tjera në të”, tha Ausilio.

E bëri gjithçka për Wanda Icardin?

Supozohet se ai e ka krijuar profilin e rremë për shkak të Wanda Icardit, bashkëshortes së ish-futbollistit të Interit, Mauro Icardi, e cila është edhe agjente e tij.

Wanda njihet për skandalet dhe deklaratat e diskutueshme dhe për ndikimin e madh në karrierën e bashkëshortit të saj.

Kjo është arsyeja pse Ausilio ndjek gruan e re të Lautaro Martinez, Agustina Gandolfo, gruan e Edin Dzeka Amra, gruan e Nicola Barella, Federica dhe gruan e Alessandro Bastonit, Camilla Bresciani, që të mos i ndodhin më skandale si ato të Wandas. /Telegrafi/

Mauro Icardi dhe Wanda Nara