Drejtori sportiv i Cagliarit, Mario Passetti ka thënë se mesfushori i talentuar italian Nicolo Barella nuk do të largohet nga klubi këtë muaj.
Barella ka qenë i lidhur ngushtë me një largim nga Sardenja në afatin kalimtar të janarit.
Mesfushori i talentuar italian është lidhur më shumë me një transferim te Chelsea në Ligën Premier dhe te Napoli.
Por, Passetti e bëri të qartë se klubi nga Sardenja do të mbajnë yllin e Italisë të paktën deri në verë.
“Ne vazhdojmë të flasim për të, bëjmë intervista dhe lëshojmë deklarata, por me sa duket nuk jemi mjaft të qartë: përsërisim se ai do të qëndrojë për të paktën për gjashtë muajt e ardhshëm”, ka thënë fillimisht ai për Rai Sport.
“Pas kësaj, ne do të shohim se çfarë ndodh në verë”.
“Ne kemi ambicie të mëdha dhe Nicolo jep 1000 për qind në çdo stërvitje dhe është i lumtur që është në Cagliari”.
“Shitja e tij nuk është një nga objektivat tona”, përfundoi drejtori sportiv i Cagliarit, Passetti. /Telegrafi/