Drejtori sportiv i Bayern Munichut, Hasan Salihamidzic ka folur pas shortit të Ligës së Kampionëve, ku do të ndeshen me Villarrealin në çerekfinale.
Në ora 12:00, në Nyon të Zvicrës u hodh shorti për fazat finale të Ligës së Kampionëve për sezonin 2021/22.
Bavarezët do të ndeshen me Villarrealin në çerekfinale, ndërsa nëse kalojnë në gjysmëfinale do të ndeshen me fituesin e takimit mes Benficas dhe Liverpoolit.
Për këtë përballje ndaj ‘Nëndetëses së Verdhë’ ka folur drejtori sportiv i Bayernit, Salihamidzic, i cili e ka cilësuar ndeshje të vështirë.
“Kam luajtur në Juventus dhe e di sa e vështirë është të arrish një fitore 3-0 atje”, ka thënë fillimisht Salihamidzic.
“Ne përballemi me një ekip të mirë dhe nuk duhet ta nënvlerësojmë këtë sfidë”.
“Por, ne jemi Bayerni dhe do të udhëtojmë atje me shumë besim”, përfundoi drejtori sportiv i Bayernit. /Telegrafi/