Site icon Telegrafi

Drejtori sportiv i Bayernit i frikësohet përballjes me Arsenalin

Bayern Munich po kalon një sezon për t’u harruar në Bundesligë, pasi ata janë 16 pikë prapa liderit Bayer Leverkusen.

Bavarezët pësuan një tjetërhumbje të turpshme gjatë fundjavës, duke humbur poshtë epërsinë 2-0 për t’i dhuruar tre pikë Heidenheimit të vendit të 10-të që fituan me rezultat 3-2.

Duke marrë parasysh se ata do të përballen me Arsenalin, i cili arriti një fitore monstruoze 3-0 ndaj Brightonit,  drejtuesit e Bayernit tashmë e kanë frikë këtë moment.

Lexo po ashtu “Shumë gjëra duhet të ndryshojnë”, drejtori i Bayernit paralajmëron revolucion në verë

“Unë nuk tregoj asgjë sa i përket kërkimit të trajnerit të ri”, tha Eberl.

“Tani gjithçka ka të bëjë me ndeshjen e Arsenalit. Ne do të përballemi me një ekip, me gjithë respekt për Heidenheim, që është një klasë mbi ta”.

Lexo po ashtu Bayer Leverkusen merr fitoren e radhës, Bayern Munich dështon sërish

“Duhet të bëjmë një kthesë të duhur që të mos na zërë një shuplakë. E kam thënë tashmë pas ndeshjes së Dortmundit se do të kemi një provë karakteri në Heidenheim”.

“Ne e kaluam atë në pjesën e parë dhe dështuam në pjesën e dytë. Tani kemi ndeshjen e Champions League kundër Arsenalit. Ka shumë përpara”, deklaroi Eberl. /Telegrafi/

Exit mobile version