Site icon Telegrafi

Drejtori sportiv i Al-Sadd konfirmon bisedimet, por Xavi ka refuzuar ta marrë drejtimin e Barcës në janar

Xavi Hernandez (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

E ardhmja e Ernesto Valverdes si trajner i Barcelonës duket në dyshim serioz, pasi që klubi ka mbajtur takime me ish-mesfushorin Xavi Hernandez.

Legjenda spanjolle është trajner i klubit nga Katari, Al-Sadd, ndërsa pikërisht nga ky klubi kishin thënë se katalunasit janë në bisedime me ish-lojtarin e tyre.

Lexo po ashtu Al Sadd me komunikatë zyrtare: Është normale që Xavi të rikthehet te Barcelona

“Po zhvillohen bisedime ndërmjet Xavit dhe Barcelonës dhe i urojmë sukses nëse vendos të shkojë”, ka thënë drejtori sportiv i Al-Sadd, Muhammad Ghulam Al Balushi, për televizionin Alkass.

Xavi Hernandez (Foto: Barrington Coombs/Getty Images/Guliver)

Nga Barca kanë thënë se një delegacion i klubit është takuar me Xavin në Doha të premten, por duke mos e treguar natyrën e takimit.

Nga ana tjetër, bëhet e ditur se spanjolli e ka refuzuar ofertën që ta marrë drejtimin e Barcelonës në mes të sezonit dhe pritet që të bëhet trajner i Blaugranëve nga vera e ardhshme. /Telegrafi/

Exit mobile version