Telegrafi

Drejtori i spitalit në veri nuk i do mysafirë deputetët kosovarë (Video)

????????????????????????????????????

Në Veri të Kosovës, pjesë që kontrollohet nga serbët, nuk po mund të shkojë Komisioni për Shëndetësi i Parlamentit të Kosovës.

Këtij organi të parlamentit nuk iu aprovua kurrë kërkesë që të shoh nga afër Spitalin në Veri të Mitrovicës, për të monitoruar zbatimin e Ligjit për Shëndetësi.

Nga ana e tij, drejtori në Spitalin e Mitrovicës Veriore, Milan Ivanoviq, mohon të ketë marrë një kërkesë në rrugë zyrtare për vizitën e deputetëve nga Prishtina.

Se nuk i do mysafirët që përfaqësojnë shtetin e Kosovës, Ivanoviq, e tregoi edhe kur u pyet se a do e priste për vizitë Kryeministrin e Kosovës.

“Është mision i pamundur në këtë moment për shkak se ne jemi me Sistemin e Serbisë dhe një vizitë e tillë do të rriste tensionet te mjekët dhe pacientët”, ka thënë ai, njofton Klan Kosova.