Site icon Telegrafi

Drejtori i spitalit në Slavonski Brod jep detaje për të lënduarit: Dy pasagjerë në Intensiv, katër të tjerë u operuan

Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm në spitalin e Slavonski Brod, Josip Samarxhiç, ka folur për gjendjen e të plagosurve.

Sipas tij 42 pasagjerë kishin kërkuar ndihmë mjekësore, ndërsa 15 prej tyre me lëndime të rënda.

“Ne i mbajtëm ata në trajtim. 15 prej tyre kanë lëndime të rënda trupore, dhe dy viktima janë vendosur në njësinë e kujdesit intensiv dhe po kryhen të gjitha procedurat e kujdesit intensiv. Katër u operuan. Ne vazhdimisht po monitorojmë situatën, “tha ai në Dnevnik N1.

Lexo po ashtu Kurti falënderon Kroacinë për trajtimin të lënduarve në aksident: Mirëqenia jonë varet shumë nga mërgata, tragjedi e rëndë për ne

Ata ofruan ndihmë psikologjike për fëmijët, shton Samarxhiç.

“Ne kemi 15 të mitur, njëri prej të cilëve ka dëmtime serioze”.

Problemi me identifikimin e udhëtarëve është zgjidhur, pasi autoritete kosovare ne Kroaci u dolën në ndihmë.

“Kemi pasur ndihmë të madhe nga Ministria e Brendshme dhe Ambasada e Kosovës. Ne kemi emrat e njerëzve që janë në spitalin Brod-Posavina “, u shpreh tutje.

Ndërkaq, kryeministri Albin Kurti bashkë me homologun e tij kroat, Andrej Plenkoviq, kanë mbajtur konferencë për media në lidhje me aksidentin e rëndë që ka ndodhur sot në Kroaci.

Kurti ka thënë se kjo është një ditë e rëndë për mbarë popullin shqiptarë, njofton Telegrafi.

I pari i Qeverisë ka falënderuar shtetin kroat për trajtimin e të lënduarve nga ky aksident.

“I vizitova pacientët në dhomat e spitalit. Falënderoj profesionistët shëndetësorë për kujdesin e treguar dhe angazhimin e pakursyer”, ka deklaruar Kurti, përcjell Telegrafi.

Kurti ka kujtuar rolin që ka mërgata kosovare në zhvillimin e ekonomik të Kosovës.

“Qindra mijëra qytetarë të vendit tonë kthehen për pushime në vendlindje. Shteti dhe mirëqenia jonë, ajo çfarë e kemi, varet shumë prej tyre, prandaj kjo tragjedi është tepër e rëndë për ne”, tha ndër të tjera Albin Kurti.

Exit mobile version