Drejtori i Drejtoriatit të Shëndetësisë në Komunën e Prizrenit, Visar Shehu, u ka bërë thirrje qytetarëve të kësaj komune për qetësi.
Shehu ka thënë, për RTV Dukagjinin se përkundër që njëri nga dy rastet e fundit ka dalë pozitiv me COVID-19, është banor i Korishës së Prizrenit,dhe territori i Prizrenit mbetet i paprekur nga coronavirusi.
Ai thotë se personi në fjalë për fat të mirë është ekzaminuar në Aeroportin e Prishtinës pa arritur të vijë në Prizren.
Shehu thotë se Komuna në Prizren është mirë e pajisur me mjete mbrojtëse dhe sipas tij së shpejti ato mjete do të shpërndahen edhe nëpër qendrat tjera të komunës.
“Ne qysh në fillim jemi furnizuar vet me masa mbrojtëse, por më pas na kanë ardhur edhe mjete mbrojtëse shtesë nga Ministria e Shëndetësisë”, tha ndër të tjera Visar Shehu./Telegrafi/